Alimihan Seyiti nga Kashgar i Kinës, është bërë gruaja më e vjetër në vendin e saj, ndërsa besohet të jetë më e vjetra në botë që është ende gjallë.
Megjithëse ka mbushur 131 vjet, ajo e ka shtypjen e gjakut, tensionin dhe nivelin e sheqerit në nivele të dëshiruara dhe nuk i duhet asnjë terapi, transmeton Telegrafi.
Së bashku me 56 pasardhës, gjyshja ka festuar në një ceremoni të thjeshtë, ku nuk kanë munguar pogaçet e saj të preferuara dhe një ëmbëlsirë me petë.
“Lumturia është sekreti i jetëgjatësisë dhe duhet kënaqur vetën në çdo moment”, është shprehur Seyiti për mënyrën e të jetuarit.
Gruaja e lindur më 25 qershor 1886, është shpallur nga Shoqata e Gjenerologëve në vitin 2013, si gruaja më e vjetër në Kinë.
Mosha e shtyrë, nuk e ndalon atë të këndojë dhe nganjëherë edhe të kërcejë, ndërsa ka dëshirë shumë të madhe që të rrezitet.


Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...