Gruaja që mbeti e plagosur nga gjuajtja me armë zjarri sot në Podujevë, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Kështu konfirmoi për Arbresh.info mjeku kujdestar i cili nuk pranoi të flasë rreth gjendjes shëndetësore të pacientes.
Nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Podujevë, mbeti i vdekur Valmir Breznica, bashkëshorti i të plagosurës.
Arbresh.info mëson se pasi viktima bashkë me gruan e tij kanë hyrë në market, menjëherë kishte hyrë edhe i dyshuari, i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës dhe të gruas të tij, e cila mbeti e plagosur.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur
Ndërkaq, vetëm tani është bërë largimi i trupit të pajetë të Valmir Breznicës nga vendi i ngjarjes/Arbresh.info
Lexo edhe:
Largohet nga vendi i krimit trupi i pajetë i Valmir Breznicës që u vras sot në Podujevë
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...