Gjatë homazheve të mbajtura sot në Kompleksin Memorial në Koshare, në shënim të 27-vjetorit të Betejës së Koshares, është parë edhe një moment simbolik mes bashkëshortes së heroit Agim Ramadani dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ato janë përshëndetur gjatë ceremonisë përkujtimore, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, shkruan Arbresh.info.
Homazhet u zhvilluan në nderim të luftëtarëve të rënë në njërën prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betejë që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e luftës për liri.
Në Koshare sot qëndruan edhe figura të tjera politike e institucionale, të cilat nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së./Arbresh.info/
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...