Gruaja e Adem Mikullovcit merr pak vota në Mitrovicë, nuk dihet se a bëhet deputete

14:55 | 21 Shkurt 2021
A Z

KQZ ka filluar publikimin e formularëve me rezultatet për kandidatët për deputet të subjekteve politike në vend.

Në Mitrovicë  Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para si parti me 19.835 vota.

Pjesë e listës së VV për deputete ishte edhe gruaja e aktori dhe ish-deputetit të ndjerë, Adem Mikullovci, Lumnije Mikullovci.

Ajo kishte numrin 84 në listën Vetëvendosjes dhe ka marr vetë 86 vota në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë ditëve në vazhdim mbetet të shihet nëse ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete./arbresh.info/

Të ngjashme