Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur punëtorinë me temën “Roli i Gruas Demokratike si vizion i së ardhmes”, e cila është e para pas zgjedhjes së Kryesisë dhe kryetares së GD-së.
Në këtë konferencë, kryetarja GD-së, Justina Pula, tha se Gruaja Demokratike prej themelimit të saj e deri më sot ka dhënë shumë dhe ka ndihmuar gratë në përgjithësi, por që bashkërisht duhet të punojnë më shumë për një strategji dhe ngritje të gruas në strukturat e PDK-së, dhe po ashtu në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë punëtori, Pula shpalosi edhe vizionin dhe misionin e Gruas Demokratike ku u ndal më shumë në informimin dhe aktivizimin më të madh të Gruas.
“Të krijojmë gruan mirë të informuar dhe aktive për të zhvilluar politika që prekin gruan në Kosovë. Të zhvillojmë Gruan Demokratike nëpërmjet aktivizimit, mobilizimit dhe politikave gjinore”, u shpreh kryetarja e GD-së.
Pjesë përkrahëse e kësaj punëtorie ishin edhe përfaqësuesit e NDI, të cilët para të pranishmeve prezantuan pikëpamjet e grave për pozicionin e tyre në politike, të cilat kanë dalë nga fokus grupe të grave pjesë e partive politike.
Në fund të punëtorisë, gratë pjesëmarrëse punuan dhe dhanë ide rreth çështjeve kryesore, duke u fokusuar në arsim, ekonomi dhe shëndetësi.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...