Kur është kryetari keq as punëtorët e komunës nuk ndjehen mirë. Shëndeti i Sami Lushtakut dhe ankesa e tij se nuk po trajtohet mirë e ka shtyrë stafin të hyjë në grevë.
Ndonëse të gjithë dolën në vendet e tyre të punës, shërbim nuk pati për askënd.
Qytetarët, edhe pse u kthyen mbrapsht pa kryer punë në komunë, këtë vendim e arsyetojnë. Madje e quajnë të drejtë, raporton KTV.
Por, opozita në Skenderaj e kritikoi vendimin e komunës.
Greva e nisur nga mëngjesi nuk zgjati shumë.
Në orët e pasdites, komuna e Skenderajt vendosi të tërhiqet nga greva, me arsyetimin se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për shërbime.
Por grevën e tij po e vazhdon vet Sami Lushtaku, gjendja e të cilit është keqësuar, thotë avokati Arianit Koci.
Transferimi i Sami Lushtakut në Burgun e Sigurisë së Lartë ishte bërë pas arratisjes së tij të dytë, që ndodhi në shtator të vitit të kaluar.
Pavarësisht se është dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte, Lushtaku vazhdon të mbetet kryetar komune.
Ai u shpall fajtor me akuzat se në 98-ën, me tre plumba, e ka vrarë një mashkull të moshës 40-vjeçare, kufoma e të cilit nuk ishte gjetur.
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët