Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.
“Qysh në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë”, tha Kotzias për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq.
Ky i fundit, siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, e falënderoi ministrin grek për, siç tha, mbështetjen që i jep vendi i tij integritetit territorial të Serbisë.
Greqia, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj./REL/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu