Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në margjina ka zhvilluar takime të shumta, njofton kumtesa ministrore.
Gjatë ditës, Ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.
“Shkëmbim mbresëlënës me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës” ka thënë Hoxhaj.
Në po të njëjtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, “Takim i frytshëm me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.
Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës