Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke vazhduar me akuzat e tij për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Grenell në postimin e bërë në Twitter thotë se Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.
“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Tutje, Grenell thotë se ky“ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”.
Ndryshe, një ditë më parë, Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në postimin tjetër në Twitter, ai kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...