Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po qëndron në Kosovë.
Ai ka folur për T7, teksa ka thënë se akuzat e opinionistit serb Dusan Janjic se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta.
Grenell ka folur edhe për punën e gazit, duke thënë se Kosova ka refuzuar të pranojë para nga ShBA për të shtyrë përpara projektin e gazit.
“Ne kemi parë këtë opinionistin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Është thashetheme. Mediat kanë përgjegjësinë të raportojnë vetëm faktet”, ka thënë ai.
Duke e quajtur përdorimin e qymyrit si të dëmshëm, Grenell ka kritikuar qeverinë Kurti për refuzim të të hollave të ShBA-së për projektin e gazit që sipas tij do të ishte më i lirë.
“Në Kosovë është nevoja që të hiqet qymyri nga përdorimi. Është i dëmshëm. Çfarë kemi parë prej qeverisë aktuale është një refuzim për të hollat e ShBA-së për gazin. Do të ishte më lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit e Kosovës. Do të dëshiroja që ambasada amerikane të ishte më e qartë në këtë drejtim. Ata e humbën mundësinë që të jenë më të qartë”, tha ai.
Tutje, ish-amabasadori amerikan në Gjermani u shpreh se Administrata Biden duhet të jetë më agresive në Ballkan
“Ideja që SHBA-ja është duke pritur Brukselin është frustruese. Ne duam të shohim më shumë veprime sa i përket dialogut. Administrata Biden duhet të jetë më agresive. Ata duhet të jenë më aktivë në Balkan duke e caktuar një Emisar Special. Nuk e kam parë Joe Bidenin duke folur për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grenell.
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...