I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është përzgjedhur të jetë Shef i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tetë ditë pasi Grenell u emërua ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, e ka nominuar për këtë pozitë kongresistin republikan, John Ratcliffe.
“Jam i nderuar të njoftoj emërimin e Kongresmenit John Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare (DNI)”, u shpreh Trump, në një shkrim në Twitter.
Ambasadori i ShBA-ve në Berlin, Richard Grenell, e uroi kongresmenin Ratcliffe për pozitën e re në një cicërim në Twitter.
Në cilësinë e të dërguarit special për dialogun, Grenell deri më tani ka ndërmjetësuar arritjen e dy marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë – marrëveshja për hapjen e linjes ajorore Prishtinë-Beograd dhe atë për linjën hekurudhore dhe autostradën.
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...