Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës ka paralajmëruar për marrëveshjet që priten të vijë në Kosovë.
“Do të vazhdoni të tmerroheni me vendime të mira dhe konsolidim të shtetësisë. Pas marrëveshjes finale dhe njohjes reciproke këto do të shfrytëzohen me konventat ndërkombëtare. Unë jam për të zhvilluar një debat argumentues dhe jo fyes, por me të dhëna konkrete. A jemi të gjithë në dijeni që një pjesë e vogël e liqenit është në territorin e Serbisë?”
Vetëm pak ditë nga ky paralajmërim i shefit të qeverisë në fillim të javës zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, me gjithë angazhimin që ka për zgjedhjet në ShBA, do të gjejë kohë të merret edhe Kosovës, shkruan Arbresh.info.
I dërguar special i Presidenti Trump, Richard Grenell pritet të sjell dhe lajme të mira siç është heqja e vizave amerikane për kosovarët.
Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit është një tjetër arsye për ardhjen e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë./Arbresh.info/
Ekskluzive| Richard Grenell të hënë në Kosovë, flasin nga zyra e tij
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...