Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet.
Grenell ka shkruar se misioni i UNMIK-ut, është një shpenzim i humbur i taksave amerikane.
“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell.
Përmbylljen e misionit të UNMIK-ut e ka kërkuar dje edhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit../arbresh.info/

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...