Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kryer kontrollën rutinore 3 mujore për kancer.
Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se pas kontrollave mjeku i ka kumtuar lajmin se funksionimi i gjakut të tij është në rregull.
Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak dhe tash e shtatë vjet ai është shëruar.
“Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të Kancerit. Pas shtatë vjetëve është akoma stresuese të testohesh, frika se Kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga superheroi doktor “funksionimi i gjakut tuaj është i qetë”. “Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që akoma jam pa kancer”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Instagram./Express/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...