Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po thotë se Jeffrey Hovenier, do të jetë përfaqësues shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kështu u shpreh Grenell, ndërsa reagoi përmes twitter, pas marrjes zyrtarisht të Hovenierit të detyrës së Ambasadorit amerikan në Kosovë.
‘’Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i SHBA-së’’, shkruan Grenell ndërsa riposton edhe cicërimën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës tek Jeffrey Hovenier..
Ndryshe, Jeffrey Hovenier ka dhënë betimin e tij të martën, para nënsekretares së Shtetit për Politika të Jashtme të SHBA-së, Victoria Nuland./arbresh.info/

Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare