Në Mitrovicë fillon projekti për mbështetje të grave,ky projekt quhet “Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës” .
Gjithë këtë po e mundëson CBM ( Community Building Mitrovica) me financim të zyrës së bashkimit evropjan në Kosovë.
Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë për përmirësim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të veriut dhe jugut të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat, nëpërmjet krijimit të ambientit mbështetës të biznesit për gratë sipërmarrëse të cilat fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës.
Aktivitetet kryesore të projektit janë adresuar në përmirësimin e kapaciteteve të grave për të arritur sukses në drejtimin e bizneseve të tyre, ofrimin e nën-granteve për zhvillimin e produktit/zhvillimin e shërbimeve për gratë sipërmarrëse që fillojë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës si dhe zhvillimin e mekanizmit për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme të grave sipërmarrëse në veri dhe jug të Mitrovicës përmes mentorimit, këshillimit dhe mbështetjes nëpërmes ëeb platformës në internet.
Kurti ngushëllon familjen Dauti në Prekaz, pas gjetjes së es...
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...