Zëvendës Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura ka pritë në një takim delegacionin e grave të Diasporës nga shoqata Lyra.
“Atdhetari është atdhetar, qoftë dhe jashtë atdheut. Ndaj, kërkoj nga ju, të jepni maksimumin tuaj në shërbim të Republikës së Kosovës. Roli i gruas shqiptare është pa, sidomos gjatë luftës së fundit” – ka thënë me këtë rast, zv. Ministri Nura.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut.
“Jemi të lumtur që ju takojmë. Gruaja shqiptare në diasporë është kontribuuese e barabartë si në luftë, si në paqe, me burrat. Jemi të kësaj toke” – ka thënë Maliqi.
Shoqata Lyra që vepron në Zvicrës, ishte themeluar nga komandanti Agim Ramadani. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe e veja e komandantit, Shukrije Ramadani.
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Lojtari i kombëtares sllovake për Kosovën: Do të jenë agresi...
Tirana dhe Nuhiu ndajnë rrugët