Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Paris Guri, kryetar i rinisë së LDK-së akuzoi ministrin Peci për keqpërdorim të buxhetit të shtetit.
“Sot kemi dërguar kallëzim penal kundër Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, pas skandalit që është zbuluar që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saja i kanë ndarë 100 mijë euro vëllait të saj. Ditën e djeshme u zbulua skandali që përveç vëllait të saj ia ka ndarë edhe dajës së saj 100 mijë euro të tjera. Kjo tregon që fondet e qytetarëve, buxheti i Kosovës po keqpërdoren në mënyrë brutale. E ne kemi parë edhe reagimet e bujqve, çfarë është më shqetësuesja që gratë e Krushës që e kanë bërë një sakrificë të madhe për Kosovën janë refuzuar për të marrë grand”, tha ai.
Mirëpo këto akuza i ka mohuar një ditë më parë i pari i dikasterit të Bujqësisë, Faton Peci i cili ka thënë se nuk ka pasur diskriminime në ndarjen e grandeve./rtk/
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në proced...
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...