Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua kosovare së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor për të raportuar një rast mashtrimi.
Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e kishte mashtruar të miturin, duke e bindur që të tërheqë para nga banka në shumë prej 1485 eurosh, të cilat më pas ia ka dorëzuar të dyshuarit.
Policia ka bërë të ditur se pas raportimit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 26.11.2025 – 10:00. Më 09.12.2025 Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...