Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, bashkë me kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit dhe ish të burgosurin politik, Xhavit Ademi, e kanë vizituar qendrën e paraburgimit në Hagë ku po mbahen krerët e UÇK-së.
Grabovci përmes një postimi në Facebook, tha ishte krenarë e i mërzitur për vizitën tek shokët e tij që po mbahen në paraburgim, teksa nuk tregoi në detaje nëse kishte mundësi t’i takojë të gjithë.
“Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare”, ka shkruar Grabovci.
Tutje, ai tha se në këtë proces gjyqësor beteja nuk është për individët por për të ardhmen e të gjithë kombit.
“Kemi fituar beteja e beteja, do e fitojmë edhe ketë, si komb të bashkuar”, shkroi Grabovci./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...