Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, në Info Magazine në Klan Kosova ka folur për vendimin që Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë për rikthimin e votimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës.
Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë të jashtëligjshme sa i përket riprocedimit të Speciales.
“Zyra ligjore e qeverisë ka dhënë interpretimin ligjor dhe ka konstatuar se Gjykata Speciale mund të procedohet sërish në parlament. Po ashtu edhe zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës ka dhënë interpretimin e vet”.
“Gjykata Speciale nuk është duke u diskutuar këtë vit apo që disa muaj por me vite të tëra. Duhet ta pranojmë se vitin e kaluar kjo çështje ka marrë besimin e shumicës së deputetëve”.
“Është një e padrejtë që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës por duhet të pajtohemi me realitetin. Kjo çështje duhet të mbyllet”.
Grabovci ka thënë se deputetët e PDK-së me debat u bindën që ta përkrahin me votën e tyre themelimin e Dhomave Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, duke mos përmendur emra se cilët ishin ata që ndërruan qëndrim.
“Deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen. Do të jemi unikë në votën tonë. Deputetët nuk janë shantazhuar dhe nuk janë paralajmëruar për sanksionime por kanë debatuar dhe janë bindur që ta përkrahin themelimin e Dhomave Speciale”.
“Nëse dikush e quan shantazhim, sqarimin dhe debatin, atëherë nuk e di më se cilat janë vlerat e demokracisë. Ne kemi debatuar për Gjykatën Speciale në PDK. Askush nuk u shantazhua”.
Ndërsa, opozitarja Donika Kadaj-Bujupi në një lidhje direkte gjatë emisionit ka thënë se tashmë parlamenti ka marrë vendimin e tij, dhe se kontestimi i tij do të thotë cenim i kompetencave të këtij institucioni ligjvënës.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës me 26 qershor e ka dhënë verdiktin e vet kundruall Speciales”.
“Riprocedimi është në kundërshtim me parimet demokratike të vendit dhe është shkelje e vendimit të Kuvendit i cili tashmë e ka dhënë mendimin e tij rreth një çështjeje qe është e dëmshme për Kosovën”.
“Nëse ndodh rivotimi dhe deputetët pajtohen nuk ka arsye që Kuvendi të vazhdojë, duhet të pushojë së ekzistuari”.
Pas kësaj deklarate të deputetes, Grabovci ka deklaruar se tashmë e di pozicionin e opozitës kundrejt Gjykatës Speciale dhe është në rregull me atë fakt.
“Tashmë dihet qëndrimi i opozitës dhe unë e respektoj atë”.
“I arsyetoj deputetët të cilët kanë hezituar dhe hezitojnë për Specialen për shkak se është një çështje shumë e koklavitur. Ne jemi të bindur se përfundimi i këtij procesi do t’i hapë perspektivë vendit tonë”, ka përfunduar Grabovci.
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...