Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci tha se partia e tij është kundër themelimit të Gjykatës Speciale, por nuk janë për t’i ikur drejtësisë.
Grabovci në televizionin publik ka thënë se e gjithë kjo që po ndodhë është vepër e njerëzve që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Ai tha se ende nuk e kanë marrë draftin e Speciales edhe pse kanë pritur që këtë javë ta marrin.
Grabovci mohon se seanca për votimin e ndryshimit të amendamenteve kushtetuese për themelimin e Speciales është shtyrë për shkak të mungesës së votave nga deputetët e pozitës por se drafti nuk ka mbërritur ende nga Brukseli.
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...