Një grabitje ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se një person i maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Me datën 24 qershor 2025, , rreth orës 01:25, Policia ka pranuar informatën se në një pompë te derivateve në fsh Kçiq të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se një person i maskuar nën kërcënimin e armës kan grabitur një shumë të parave dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.
“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.”, thotë ai./Arbresh.info/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...