Dy persona janë arrestuar mbrëmë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer një grabitje të armatosur në një market në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë.
Gjatë kësaj grabitje sipas policisë dy personat e dyshuar nën kërcënimin e armës dhe duke shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz, kanë arrit të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes , transmeton Arbresh.info.
Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë revole Ecol Special, si dhe një sasi e parave.
Personat e dyshuar janë dy të mitur 16 vjecarë E G dhe L.S, që të dy shtetas i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të procedurave policore, të njëjtit janë dërguar në Gjykatën kompetente. /Arbresh.info
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten