Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.”, tha ajo.
Ahmeti tha se aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar./Arbresh.info/
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...