Ngjarja ka ndodhur para disa minutave.
Katër persona kanë hyrë në filialin e bankës “Teb” dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.
Grabitjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, transmeton Arbresh.info.
“Rreth orës 13 kemi pranuar një informatë se disa persona, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur filialën e një banke në Llapnasellë. Personat e dyshuar kanë kryer grabitjen ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës”, tha zëdhënësja Ahmeti- Haziraj.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...