Gra e fëmije nga Kosova kthehen sonte nga kampi Al Howl, në Siri.
“Ata do të arrijnë rreth orës 21:00. Fluturojnë nga Libani për në Tiranë”, thotë për arbresh.info eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Pasditen e sotme u kthyen në Tiranë katër fëmijë dhe një grua shqiptare.
Kryeministri, Edi Rama, në një konferencë për medie nuk bëri të ditur nëse ndonjëri prej tyre është nga Kosova.
Por, portali arbresh.info merr vesh se në mesin këtyre pesë të kthyerve nuk është asnjeri nga Kosova.
Në orën 21:00 pritet të kthehen 40 persona nga Siria, në mesin e tyre edhe një familje nga Maqedonia e Veriut./arbresh.info/

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend