Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim të thirrur më 18 qershor 2025.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha për Arbresh.info se Rakiq ishte ftuar fillimisht për intervistim, por kishte dorëzuar një raport mjekësor, në të cilin thuhej se kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.
Megjithatë, në ftesën e dytë të bërë nga PSRK-ja për më 18 qershor, tashmë deputeti në Kuvendin e Serbisë nuk ka paraqitur asnjë arsye për mungesën e tij.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se z. Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim. PSRK e ka ftuar sërish më 18 qershor, por ai ende nuk ka paraqitur arsyetim për mos prezencën e tij.
Prokuroria Speciale shumë shpejt do ta caktoj seancën e radhës për intervistim”, ka thënë Luta.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...