Një person është arrestuar pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe, pasi është arritur të ndalohet, ai ka lëvizur mbrapa, duke goditur zyrtarin policor.
Polici është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Fsh. Gllamnik, Podujevë 09.11.2025 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike