Në orët e pasdites një 23-vjeçar është goditur me një çekiç në një parking në Veternik.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 18:30, kurse viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, raporton portali arbresh.info
“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen Veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës”, tha Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
I dyshuari i cili me mjet të fortë goditi të riun është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja”, njofton tutje Borovci.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij./arbresh.info/
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...