Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Përmes një postimi në Facebook, Gjyshinca njofton se me të kanë biseduar për punët që po bëjnë dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet, si dhe ka falënderuar për bashkëpunimin shumëvjeçar, përcjell Arbresh.info.
“Kënaqësi të bisedojmë me kryeministrin e Kanadasë z. Justin Trudeau, me kryetarin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, z. Keir Starmer, si dhe me ekonomistin dhe ish-guvernatorin e Bankës së Anglisë, z. Mark Carney. Folëm për punët që po bëjmë e për zhvillimet e fundit në vendet tona. Shpreha mirënjohjen time të jem në mesin e tyre dhe i falenderova për ftesën e bashkëpunimin tonë disa vjeçar tashmë”, u shpreh Gjyshinca. /Arbresh.info/
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...