Gjykatësit e Gjykatës Speciale do të vendosin për relevancën e dëshmive ndaj të akuzuarve për krime lufte në luftën e UÇK-së.
Kështu ka deklaruar kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në një takim sot në Prishtinë me zyrtarë qeveritarë dhe ata të shoqërisë civile në lidhje me dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.
Ajo ka thënë se besueshmëria duhet të testohet dhe kjo bëhet duke mbledhur dëshmi shtesë.
“Është e vështirë të mbahen mend dëshmitë që nga ajo kohë. Dëshmitë që mblidhen mund të pranohen nëse vendosin gjyqtarët se ato janë relevante. Besueshmëria duhet të testohet dhe kjo bëhet duke mbledhur dëshmi shtesë apo të jenë të lidhura drejtpërdrejtë. Por qëllimi është që ai ajo të tregojë nëse ka qenë në vendin e ngjarje”, ka thënë Trendafilova.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605660822832337/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës