Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së. bëhet fjalë për Elmi Bytyqin
Këtë e ka konfirmuar kryetari I OVL’së së UÇK’së, Hysni Gucati.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Gucati.
Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale.
Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së kanë thënë se do ta përkrahin këtë kauzë.
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...