Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle sot në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.
“Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai.
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...