Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpall sot aktgjykimin ndaj dy të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Shpalljen e aktgjykimit e ka konfirmuar prindi i Aulonit, Afrim Zeka.
“Sot në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Dihet se deri seancat e këtij gjykimi janë mbajtur, ato kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...