Ka edhe rreth dy javë kohë ligjore që Gjykata Kushtetuese të jep opinionin e saj rreth kërkesës së kryeministrit në largim për interpretim të aktit të dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.
Gjykata Kushtetuese është pyetur se a marrë ende vendim pasi që është bllokuar edhe buxheti për KQZ-në, por në përgjigjen e tyre kanë thënë se ende është duke u shqyrtuar kërkesa nga gjykata.
“Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje”.
“Megjithatë, bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës variron nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj”.
/Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026