Gjykata Komerciale e Kosovës ka anuluar për herë të tretë njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke konfirmuar se bizneset kishin të drejtë kur kundërshtuan vendimet e këtij institucioni.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi sot se vendimet e deritanishme të Gjykatës Komerciale janë dëshmi e qartë se ZRrE ka vepruar në mënyrë të padrejtë, ndërsa kërkoi pezullimin e menjëhershëm të njoftimit për daljen në tregun e lirë, për të shmangur pasoja të mëtejshme për sektorin privat.
“Vazhdon anulimi i vendimeve të ZRRE nga Gjykata Komerciale me arsyetimin se Bizneset kanë pasur të drejtë. Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktgjykimin e tretë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë. Ky zhvillim konfirmon qartë se bizneset kishin të drejtë kur ngritën zërin kundër padrejtësive të ZRrE-së. Me vendimin e parë të Gjykatës komerciale u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?