Në natën e 7 korrikut, qyteti i Lipjanit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën pas një ndërhyrjeje policore.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë arrestuar dhe suspenduar nga detyra, nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala, për “Arbresh.info” ka bërë me dije se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë ndaj pesë policëve të përfshirë në rast.
Ndërsa zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka deklaruar se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga prokuroria.
Ndryshe, ngjarja ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku policia kishte ndërhyrë pas një informacioni se Zejnullahu, dyshohet nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë.
Policia njoftoi se njësitë e saj reaguan menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ofroi ndihmën e parë 27-vjeçarit, por përkundër përpjekjeve, ai u konstatua i vdekur në vendin e ngjarjes./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...