Presidenti i Kosovës në një konferencë për media ka goditur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se Marko Gjuriq kishte hyrë në Kosovë të dielën dhe kishte fjetur në banesën e Milan Radojiçiqit i cili njihet si një lloj kapo në veri të Mitrovicës.
“Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën mbrëma dhe ka qëndruar në banesën e Radojçiqit, madje kishte mekanizma dhe indidivdë që e dinin për këtë”, tha Thaçi.
Këto përgjigje Thaçi i dha pasi u pyet për akuzat se arrestimin e Gjuriqit e kishte inskenuar vetë presidenti.
Por pikërisht është ky person për të cilin Haradinaj ka thënë se është takuar madje disa herë.

Radojçiq mendohet se i ka ndihmuar kryeministrit që të bindë Listën Serbe për të hyrë në koalicion.

Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘baba i urës së Ibrit’. Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1741854769212941/
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...