Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, ka ardhur momenti që t’u ofrojmë shqiptarëve dorën e pajtimit të njëmendtë dhe se po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve.
Gjuriq i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton qik-u, se Serbia gjatë ditëve të kaluara ka arritur marrëveshje shumë të mira për populli serb në Kosovë, të cilat do t’i mundësojnë të jetojë në mënyrë më të sigurt dhe me më shumtë të drejta.
“Tani ka ardhur momenti t’u ofrojmë shqiptarëve dorën e pajtimit të njëmendtë dhe tani po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, është shprehur Gjuriq.
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali