Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha se njësia Rosu mëngjesin e sotëm ka depërtuar në veri të Kosovës në territorin e katër komunave këtë mëngjes me qëllim të frikësimit të serbëve dhe duke shkaktuar panik.
Ai për Tanjug ka shtuar se ka informata se disa serbë ishin arrestuar.
“Këtë mëngjes, rreth orës gjashtë, njësitë speciale të ROSU-it kanë hyrë nga tre drejtime në veri të Kosovës, në territorin e katër komunave, me qëllim të frikësimit, duke shkaktuar panik me arrestimet që ne i kemi njoftuar dhe për të cilat ka folur edhe presidenti ditëve të mëparshme për të krijuar një klimë të pamundur për serbët në Kosovë”, tha Gjuriq, transmeton Klan Kosova.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares