Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka publikuar një email të cilin e ka pranuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, ku thuhet se presidentit të Serbisë nuk i lejohet vizita në Liqenin e Ujmanit.
Në përshkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar Gjuriq në llogarinë e tij, thuhet se kjo është një provë që Thaçi po gënjen.
“ Një provë që Thaçi po gënjen. Ndalesë e qartë nga Prishtina për ta vizituar liqenin e Ujmanit, rindërtimi i të cilit është bërë plotësisht nga qeveria e Serbisë”, ka shkruar Gjuriq.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë pas lajmit se takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel është anuluar.
Kjo ndalesë që i është bërë Vuçiqit për ta vizituar liqenin e Ujmanit, mund të jetë edhe arsyeja kryesore pse është anuluar takimi ndërmjet dy liderëve në Bruksel.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Brukseli rreth anulimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar