Udhëheqësi i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se shtyrja e seancës së kuvendit për Gjykatën Speciale, është e kotë sepse nuk mund të shpëtojë askush nga drejtësia dhe se kryesit e krimeve duhet të përgjigjen para gjykatës.
“Serbia përkrah themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk duhet dhe nuk mund t’i iket drejtësisë. Ligjit nuk mund t’i shpëtojë askush. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para bankave të gjyqit”, ka thënë Gjuriq në një deklaratë për të përditshmen serbe Tanjug, raporton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se është esenciale dhe shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të merret me këtë çështje.
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...
Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e sa...
Mashtrim online, viktimës në Mitrovicë Veri i tërhiqen 500 e...
Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
Dita kur u shkrua historia: Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Ko...