Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Marko Gjuriq, ka dënuar ashpër sulmin e liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ndaj aktivistëve të listës Serbe në Leposaviq.
Kjo zyrë ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve të Serbisë në Kosovë që të mos bien pre e politikanëve të cilët “i ka kandiduar Prishtina në mënyrë që të nxisin ndarje mes popullit serb në krahinën tonë jugore”.
Në reagim thuhet se Jabllanoviq “e di qartë se flirtin e tij politik me partitë shqiptare votuesit do ta ndëshkojnë në zgjedhje, dhe tani, kur e di se nuk ka çfarë të humbë, vazhdon të delegjitimojë procesin zgjedhor”, transmeton Koha.net.
“Ai që drejton armën ndaj popullit të tij vetëm pse e kanë kuptuar rolin e tij në zgjedhjet e ardhshme, legjitimohet si nxënës i UÇK-së terroriste, dhe meriton jo vetëm të përgjigjet penalisht, por edhe të përgjigjet para gjyqit të historisë, i cili është më i ashpër se çdo institucion i drejtësisë”, theksohet në këtë reagim.
Kjo Zyrë sërish ka bërë thirrje për serbët e Kosovës që të përkrahin Listën serbe në zgjedhjet e 11 qershorit.
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...