Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se kryeministri Avdullah Hoti nuk mund të shpëtojë nga krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai, siç raporton Tanjug ka theksuar se kjo çështje do të mbyllet kur të formohet Asociacioni.
“Hoti mund ta gënjejë publikun sa të dojë, por ai nuk do t’i shpëtojë krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ai po këndon një këngë tjetër në takimet në Bruksel, dhe jo vetëm premton të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por gjithashtu garanton edhe kompetenca shtesë për të,” tha ai.
Shefi i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti ka ripërsëritur në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës se tema e Asociacionit nuk hapet më dhe se sipas tij ajo është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013.
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...