Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka quajtur akuza të rreme deklaratat e ambasadorit të Serbisë në SHBA Marko Gjuriq i cili tha se kryeministri Albin Kurti është “i dashuri” i saj.
“Zakonisht i injoroj këto akuza të rreme. Më mirë mos t’i kushtoj vëmendje dhe t’i ruaj nervat e mia. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Nuk më intereson. Ata as nuk e kuptojnë Bashkimin Evropian e aq më pak Parlamentin Evropian. Ata nuk e kuptojnë që ne nuk kemi “shef”, për shembull. Komentet e tyre janë thjesht qesharake”, ka thënë ajo në një përgjigje për Klan Kosovën.
Lexo Edhe:
Ambasadori i Serbisë në Amerikë ka kritikuar eurodeputeten Viola von Cramon për mbështetjen që i ka dhënë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.
“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Von Cramon mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqij teksa ‘i dashuri’ i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”, ka thënë ai.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i kishte reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell i cili këtë aksion e kishte cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...