Lufta kundër koronavirusit nuk është lajm kryesor në Prishtinë, dhe për këtë arsye nuk ka një pamje të vërtetë të situatës epidemiologjike në Kosovë.
Kështu tha sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke theksuar se qeveria serbe po merr masa speciale mbrojtëse në zonat e banuara me serbë, raporton Tanjug.
Siç tha Gjuriq ekzistojnë 75 mjekë dhe 200 infermierë aktualisht të punësuar nga institucionet shëndetësore në zonat e banuara me serbë në Kosovë.
Gjuriq tha për TV Happy që ekziston një vetëdije mes qytetarëve të zakonshëm të Kosovës dhe Hercegovinës që koronavirusi është një “fatkeqësi e përbashkët”, por që ka shqiptarë midis atyre që përpiqen të përfitojnë nga kriza epidemike dhe fajësojnë Serbinë për përhapjen e koronavirusit.
Ai theksoi se komunitetet serbe në Kosovë kishin furnizime të mira dhe se zyra që drejtohet nga ai siguroi 250 kamionë me ushqim, si dhe që shqiptarët gjithashtu furnizoheshin në veri të Kosovës.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...