Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se ai u ndal duke besuar në gatishmërinë e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjeve nga Brukseli, por shtoi se ai ende është i bindur që Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet, transmeton portali arbresh.info.
“Unë besoj që është e nevojshme që menjëherë të fillohet puna në zhvillimin e statutit për themelimin e Asociacionit. Beogradi është i gatshëm që menjëherë të punojë së bashku me Brukselin në zhvillimin e Statutit. Gjithashtu, ne nuk pranojmë pretendimet për veprim të njëanshëm në këtë drejtim, për shkak se AKS-në nuk duhet ta formojë as Prishtina e as Isa Mustafa, por serbët e Kosovës me ndihmën dhe mbështetjen e Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Gjuriq për javoren “Jedinstvo”./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...