Është e nevojshme të diskutohet çështja për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe ‘Metohijës’, thonë analistët.
Diplomati Vladislav Jovanoviç tha se është gabim të supozohet se koha nuk punon për Serbinë.
Gjithashtu ai tha se koha nuk po punon në favor të forcave perëndimore që e kanë ndarë me forcë Kosovën nga Serbia dhe e kanë ndihmuar atë ta njohin si shtet.
Perëndimi ka krijuar një përbindësh shtetëror në zemër të Evropës, i cili nuk njihet nga shteti i Serbisë, një lloj Tajvani, thotë Jovanoviç, raportoi “b92”, transmeton Periskopi.
Interesat e Serbisë nuk duhet të nxitohen për të përfunduar zgjidhjen e kësaj çështejeje, por të presim kur koha i vën në vështirësi sponzuruesit e pavarësisë së shqiptarëve, dhe kjo do t’i krijonte avantazhe shtetit të Serbisë, shtoi diplomati serb.
Ky rast nuk po e ngarkon vetëm Ballkanin por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare si tërësi, thotë ai.
“Në këtë moment, Serbia nuk mund të presë më shumë se sa të konceptohet në mënyrë hipotetike rreth përfundimit të një lloj ndarjeje, duke njohur në të njëjtën kohë Kosovën dhe duke lejuar anëtarësimin e saj në OKB. Kjo sjell rreziqe të mëdha, – shkel anëtarësimin në NATO, shkeljen e konceptit të neutralitetit ushtarak të Serbisë, presion të mëtejshëm për krijimin e një Bosnjë të Hercegovinës unitare”, deklaroi Prorokoviç.
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...