Është arrestuar një person në Prizren pasi ka gjuajtur me armë zjarri drejt viktimës por nuk e ka qëlluar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta që dyshohet se e kishte përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 28.07.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar por nuk e kishte qelluar. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...